EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas dhuron 1 milion e 700 mijë lekë të reja

Kisha e ka për detyrë t’u qëndrojë afër vetë të gjithë atyre që vuajnë shpirtërisht e materialisht, por edhe duke nxitur e përcjellë solidaritetin njerëzor. Ndaj s’kishte si të qëndronte pa vepruar përballë fatkeqësisë që preku zonat e Veriut, përmbytjet e shkatërrimet që sollën ato. E tillë qe edhe dhurata prej 30 tonë patate, mbi 4 tonë ushqimi, 300 batanije, 340 pako me veshje të ndryshme etj., me një vleftë mbi 1 milionë e 700 mijë lekësh të reja, dhuruar për popullsinë e këtyre zonave nga fortlumturia e tij, imzot Anastasi, në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.