EmailFacebookKontakt
Oshënar Joani i Kretës
Oshënar Joani i Kretës

Joani lindi në Kretë gjatë mbretërimit të Konstandin VII Porfirogjenetit (951-959). Qysh në moshë të re, ai braktisi prindërit dhe atdheun për të jetuar i vetëm në vendet e shkreta të ishullit dhe për të bërë një jetë engjëllore në asketizëm dhe lutje. Pasi jetoi disa kohë në shpellën e malit Raksos, ku ndërtoi dhe një kishë, u vesh murg dhe, duke kaluar sa nga një vend në tjetrin, u vendos përfundimisht në majën e malit Miriokefalon ku themeloi një manastir kushtuar Nënës së Zotit.

Më vonë drejtimin e manastirit ia la njërit prej nxënësve të tij, që kishte jetuar pranë shenjtit, ndërsa ai vetë vazhdoi të jetonte si i huaj i përjetshëm, duke ndërtuar kishëza atje ku qëndronte, madje ndërtoi edhe dy manastire të tjera. Parapa datën e vdekjes së tij, ndaj u tërhoq në një kasolle të izoluar meqë donte t’ia përkushtonte Perëndisë ditët e fundit të jetës. Kjo kasolle u bë më pas një manastir i madh kinovjak, me jetë komunitare, dedikuar shën Efstathit. Shën Joani fjeti në paqe në vitin 1031.