𝗖𝗘𝗥𝗘𝗠𝗢𝗡𝗜𝗔 𝗘 𝗗𝗜𝗣𝗟𝗢𝗠𝗜𝗠𝗜𝗧 𝗟𝗢𝗚𝗢𝗦 𝟮𝟬𝟮𝟰–𝟮𝟬𝟮𝟱
Salla e Koncerteve, Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
Më 16 tetor 2025, në një atmosferë mbresëlënëse dhe të mbushur me emocione, në Sallën e Koncerteve të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” u zhvillua ceremonia e diplopmimit të brezit të 13-të të studentëvë të Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Në praninë e Presidentit të Kolegjit Universitar “LOGOS”, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, drejtuesve dhe personelit të Fondacionit “LOGOS” e Kolegjit Universitar “LOGOS”, pjesëmarrës nga institucione të arsimit të lartë dhe partnerë, prindër e miq të studentëve, festuam suksesin e diplomimit të studentëve tanë.
Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë përshëndetën drejtues të institucionit si dhe nëpërmjet videove të shkurtra u përcollën kujtimet e të diplomuarve përgjatë viteve të tyre të studimit. Sigurisht që nuk munguan edhe mesazhet nga ALUMNI me historitë e tyre të suksesit.
Një nga momentet më të rëndësishme të këtij eventi ishte pa dyshim fjala përshëndetëse e Presidentit të Kolegjit Universitar “LOGOS”, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit. Me një mesazh të ngrohtë dhe frymëzues, Fortlumturia e Tij ju drejtua të diplomuarve me fjalët:
“Vetëm dashuria është ajo që e shndërron njohurinë në urtësi, dhe vetëm urtësia e përmbush qenien njerëzore.”
Kjo ceremoni simbolizon përmbushjen e një cikli të rëndësishëm dhe njëkohësisht fillimin e përpjekjeve të reja për të ndërtuar të ardhmen por edhe për të kontribuar në të mirën e shoqërisë dhe për të ngritur më tej vlerat njerëzore.
Në fund, hedhja simbolike e kapeleve shënoi çastin më festiv dhe emocionues të kësaj ceremonie. Një traditë e bukur që përfaqëson fillimin e një kapitulli të ri, shoqëruar me urimin e Kolegjit Universitar “LOGOS” që çdo student të ecë përpara me guxim, të vazhdojë të rritet dhe të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.
Urime dhe suksese të dashur studentë!
Data: 16.10.2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse