EmailFacebookKontakt
Lajme

Vizitë e kryetares së bashkisë së roskovecit znj. Majlinda bufi në selinë metropolitane në fier

31/12/2025

Ditën e martë, më 30 dhjetor 2025, Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, znj. Majlinda Bufi, zhvilloi një vizitë të veçantë në Selinë Metropolitane, ku u prit nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikolla. Bashkë me të ishin të pranishme edhe zonjat Antoneta Dhima, deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Adriana Mile drejtore e artit dhe kulturës në Bashkinë Fier. Vizita u zhvillua në ambientet e Selisë Metropolitane pranë katedrales së Shën Gjergjit në Fier, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.
Në këtë takim, znj. Bufi shprehu urimet më të përzemërta për Mitropolitin, si dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të Kishës në forcimin e vlerave shpirtërore dhe shoqërore në komunitet.
Takimi u karakterizua nga paqja, bekimi dhe frymëzimi, duke rikujtuar rëndësinë e besimit, dashurisë dhe unitetit mes njerëzve. Gjatë bisedës u theksua roli i dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të së mirës së përbashkët, si dhe domosdoshmëria e ruajtjes së harmonisë fetare dhe shoqërore.
Vizita u vlerësua si një moment domethënës që forcon lidhjet mes pushtetit vendor dhe institucioneve fetare, duke përcjellë një mesazh shprese dhe bashkimi për qytetarët e zonës.
MEDIA NGJALLJA, 31.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse