EmailFacebookKontakt
Lajme

Vizitë baritore e Mitropolitit të Gjirokastrës në Këlcyrë

30/12/2025

Sot, në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari në Këlcyrë, u kremtua me madhështi Liturgjia Hyjnore, e kryesuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail. Kjo vizitë baritore u bë një burim gëzimi dhe bekimi për klerin dhe besimtarët e zonës.
Në shërbesë morën pjesë të gjithë klerikët e rrethit të Përmetit, si edhe një numër i madh besimtarësh, të cilët mbushën kishën për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme shpirtërore.
Kisha e Ungjillëzimit në Këlcyrë është një vepër e çmuar e rindërtimit shpirtëror të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo u ndërtua dhe u shenjtërua nga Kryepeshkopi i ndjerë Anastas.
Në fjalën e tij, Mitropoliti Nathanail theksoi rëndësinë e jetës liturgjike, të bashkimit të klerit me besimtarët dhe të ruajtjes së gjallë të frymës së Ungjillit në përditshmëri. Vizita e tij u përmbyll në një atmosferë lutjeje, paqeje dhe shprese për vazhdimin e misionit të Kishës në këtë trevë.
Media Ngjallja 30.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse