EmailFacebookKontakt
Lajme

Thirrje për ofrim – Së bashku të sjellim gëzimin e Krishtlindjes në 500 familje në nevojë!

02/12/2025

Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin, në Krishtlindje festojmë ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht si Foshnjë mes nesh, i Cili na fton të duam, të falim dhe të japim sepse: “Është më mirë të japësh, sesa të marrësh”(Veprat e Apostujve 20:35) .
Me bekimin e Fortlumturisë së tij, Imzot Joanit, Rinia Orthodhokse e Tiranës ndërmerr një nismë të veçantë për t’i ardhur në ndihmë 500 familjeve në nevojë.
Nga sot, më datë 2 – 20 dhjetor 2025, secili prej nesh le të ofrojë me bujari dhe zemër të gëzuar, që së bashku të bëhemi dritë dhe ngrohtësi për vëllezërit tanë në nevojë. Kështu, do ta përjetojmë vërtet Lindjen e Shpëtimtarit tonë.
Ftojmë të gjithë – besimtarët, të rinjtë dhe dashamirës të nismave tona – të bashkohemi në këtë mision të dashurisë së krishterë.
Kontributi juaj mund të jetë: ushqime, veshmbathje, produkte higjiene ose mbështetje financiare.
Vendi i mbledhjes së ndihmave: Salla e Rinisë, pranë Katedrales Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit, Tiranë.
Kontaktet: +355 68 400 3738 ose +355 69 887 0899
Me dashuri vëllazërore, Rinia Ortodokse e Tiranës
në bashkëpunim me Zyrën e Grave të Kryepiskopatës së Hirshme.
Për çdo informacion të mëtejshën ju mund të kontaktoni me Atë Grigorin, përgjegjësin e Rinisë në nr tel:    +355682005524
Media Ngjallja 02.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse