EmailFacebookKontakt
Lajme

Të Dielën e sotme XIII Llukait, në të kremten e Apostullit të lavdëruar Andrea i Parëthirruri, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail drejtoi Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore në kishën që mban emrin e Shenjtit në fshatin Rahullë, Finiq.

30/11/2025

Besimtarë nga fshati morën pjesë në kremtim, duke kërkuar me përulësi ndërmjetimet e Apostull Andreas, i cili me jetën, thirrjen dhe martirizimin e tij mbetet shembull i besimit të palëkundur, i dashurisë së sinqertë për Krishtin dhe i dëshmisë së gëzueshme të Ungjillit. 
Në predikimin e tij, Mitropoliti theksoi se e kremtja e sotme na kujton se thirrja e Zotit tonë Jisu Krisht i drejtohet çdo besimtari. Ashtu si Apostull Andrea e pranoi thirrjen pa hezitim dhe e ndoqi Krishtin me gëzim, edhe ne jemi të thirrur t’i përgjigjemi Zotit tonë Jisu Krisht çdo ditë me zemër të hapur dhe me besim.
Media Ngjallja 30 Nëntor 2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse