EmailFacebookKontakt
Lajme

Ringritja e kishës “profiti ilia” në fshatin prodan , kulti fetar orthodhoks pjesë e mitropolisë së shenjtë korçë

14/12/2025

RINGRITJA E KISHËS "PROFITI ILIA" NË FSHATIN PRODAN , KULTI FETAR ORTHODHOKS PJESË E MITROPOLISË SË SHENJTË KORCË.
■ GRIMCA HISTORIKE 
Kisha e "Profetit Ilia" në fshatin Prodan është objekti  më i vjetër i besimin orthodhoks në Kolonjë.
Podani është fshati i vogël dhe i harruar. Por , zanafilla e tij shkon thellë në histori. Këtë e dëshmojnë varrezat e vjetra që ndodhen pranë tij. Për cudi apo mrekulli kisha "Profiti Ilia" në Prodan i ka mbijetuar kohës dhe ateizmit të famshëm shqiptar. Bazuar në dokumentet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, tregon se kisha e Shën Ilias në Prodan është ndërtuar në vitin 1646 duke e bërë atë kishën më të vjetër në Kolonjë.
Në kupolën e kishës së "Profetit Ilia" ishte vizatuar "Syri i Perëndisë". Ky vizatim ishte i përhapur në hapsirat ku banonin kryesisht popullatat bullgare. 
Sot në kishën kryesore të Prodanit ka mbetur vetem një pjesë e vogël nga ai punim. Pjesa tjetër nuk i ka mbijatuar kohës. 
■ RESTAURIMI 
Më 16 nëntor 2020 , në një ditë të shënuar nga drita e bekimeve qellore , nën bekimin priftit të zonës At Kristaq Tase nisi një udhëtim i shenjtë për komunitetin e fshatit Prodan : rindërtimi dhe restaurimi i tempullit të lashtë të "Profetit Ilia". Ishte ky hapi i parë drejt një ringjalljeje shpirtërore që sot 5 vite më pas po shkëlqen me madhështinë e vet. 
Nisma nisi falë zemërgjerësisë së Petro Prodani një emigranti me banim në Kanada , i cili , me dashuri për vendlindjen dhe për Kishën dhuroi fondin e parë të këtij projekti të bekuar me Lavdinë e Zotit. 
Me këtë akt u hap rruga për punimet e restaurimit : heqja e suvave të vjetra , rindërtimin e tyre me material të ri beton e fino dhe rikthimin e freskisë në murret e tempullit.
Gjatë këtij procesi punimesh ndodhi një zbulim  i mrekullueshem , i cili i dha kësaj nisme një dimesion të ri historik  , shpirtëror dhe kulturor : 6 kolonat e lashta , të mbuluara prej dekadash nga suva qëlqereje u zbuluan dhe dolen ne dritë duke dëshmuar lashtësinë, elegancën dhe artitekturën e vërtet të kishës. Dyshemeja e kishës është një mozaik i lashtë që i ka mbijetuar  kohës me madhështi.
Ishte sikurr koha të kishte hapur duart e veta për ti rrikthyer Prodanit dhe jo vetëm një thesar të cmuar. 
Punimet e suvave me beton e fino përfunduan brënda një muaji me përkujdesjen e  besimtarëve që kontribuan me vlera monetare apo dhe me pune [Mariglen , Ligor , Albi , Kristian , Vangjel , Vladimir , Spiro,  Andrea , Alban etj … duke i rrikthyer ndërtesës formën e saj të pastër dhe dinjitoze. Por historia e rringritjes nuk përfundon këtu. 
■ PIKTURIMI MURAL 
Në fillim të vitit 2023 me përkushtimin e këshillit kishtar , kryepleqësisë së fshatit dhe kontributet e sinqerta dhe të bekuara të çdo banori të fshatit , brënda dhe jashtë vendit por dhe nga çdo besmitar nga Kolonja dhe më gjerë u siguruan fondet e nevojshme për një hap të ri të rëndësishëm : pikturimi mural. 
Me bekimet e Zotit ju besua  pikturimi mural ikonografit të talentuar Sotir Doko që një dorë mjeshtërore dhe shpirt të përulur , nisi të sjellë ngjyrat në murret e tempullit dhe dritën e ikonografisë murale dhe e tradicionale orthodhokse. Çdo figurë , çdo shenjtor dhe çdo  element i ri është një lutje e pikturuar , një gjurmë e lavdisë së ringalluar të "Profetit Ilia" . Çdo detaj i imët , çdo hije dhe çdo rreze drite është një lutje e pikturuar, një dëshmi e ringjalljes së besimit , traditës dhe bashkimit për një qëllim të përbashkët fetar , historik e kulturor. 
Sot , pesë vite pas çdo nisme e punimeve të fundit , ndryshimi është i prekshëm dhe madhështor. 
Fotografitë e viteve të shkuara dhe pamja e sotme e kishës tregojnë qartë një mbrekulli të ndodhur hap pas hapi : një tempull që foshnjon , që flet histori , që mbart shpresë. 
Eshtë një rrikthim i lavdisë së dikurshme fetare , kulturore dhe historike – një ringjallje dhe ringritje që ka ardhur me mund , me dashuri dhe me bekimet e Zotit. 
Kisha "Profeti Ilia" e fshatit Prodan nuk është vetëm një monumet i restauruar. Ajo është një dritë e ndezuar , një simbol i rringjalljes , një dëshmi e qartë dhe e gjallë e fuqisë së besimit dhe bashkimit të komunitetit.
Qoftë  Kisha "Profeti Ilia" e bekuar për brezat që do të vijnë. Qoftë udhëheqja e paqes , dritës dhe dashurisë hynore. 
Ne fund të këtij udhëtimi të shenjtë që nuk do të ketë kurr mbarim , një falenderim i vecantë , i thellë dhe i përjetshëm u drejtohet të gjithë atyre që kontribuan, qoftë me një shumë të vogël apo të madhe , qoftë me mund , përkushtim  me pune , me ide , me lutje , apo me pranine e tyre. 
Falë nesh dhe jush  Kisha "Shën Ilia" e fshatit Prodan [Ersekë] qëndron sot sërisht krenare , e ndritur , e gjalle dhe e bekuar – një monumet besimi që do tju shërbej të tashmes dhe të ardhmes. 
Qoftë e bekuar kjo kishë dhe të gjithë ata që e ringritën. LAVDI ZOTIT
■ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
■ Mitropolia e Shenjtë Korcë
■ Kisha "Shën Ilia" Prodan 
■ Këshilli Kishar i fshatit Prodan
■ Kryepleqësia e fshatit Prodan 
-Pergatiti materialin : 
Albi Jorgji , Petro Prodani 
▪ Tiranë , 6 dhjetor 2025
MEDIA NGJALLJA, 14.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse