Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit dhe nën kujdesin e klerikut përgjëgjës të enorisë së Shtërmenit në Elbasan u bë i mundur restaurimi i kishës së Shën Marisë, një nga kishat më të hershme të Shpatit të Poshtëm, e cila u shemb gjatë diktaturës komuniste në vitin 1967.
Thirrjes së Atë Petros iu përgjigjën besimtarët e Shtërmenit dhe jo vetëm të cilët siguruan të ardhurat për të ndërtuar çatinë, për nivelimin e brendshëm dhe shtrimin e pllakave, suvatimit, ikonastasit si dhe ndërtimin e një kryqi i cili i jep dritë gjithë zonës përreth.
Kisha ka ende nevojë për të tjera investime dhe nevojitet kontributi i besimtarëve të Shtërmenit.
Gjithashtu, Media Ngjallja bashkë me Atë Petron panë nga afër punimet që kanë nisur për ndërtimin e kishës së Shën Llazarit, një ëndërr e kahershme e komunitetit që po bëhet realitet.
Atë Petro na thotë se kisha e restauruar si dhe kisha e re e Shën Llazarit që po ndërtohet nga themelet, kanë plotësuar ansamblin e kishave të Shpatit të Poshtëm por edhe kanë fuqizuar komunitetin si dhe kanë gjallëruar jetën liturgjike të kësaj enorie nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Hirësi Andonit
Media Ngjallja Nëntor 2025


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse