Krishtlindje të Gëzuara!
Prefektja e Qarkut Gjirokastër, znj. Albana Hasanaj, së bashku me deputetin e qarkut Gjirokastër, z. Piro Dhima, morën pjesë në ceremoninë e Krishtlindjes në Kishën Ortodokse të Gjirokastrës, ku përcollën urimet për Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësinë e Tij Nathanailin dhe për të gjithë besimtarët ortodoksë, duke uruar shëndet, paqe dhe mirëqenie.
Kjo festë përçon mesazhe bashkëjetese, harmonie dhe respekti, vlera që mbeten themel i jetës sonë shoqërore.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse