Me bekimin e Fortlumturisë së tij Imzot Joanit, në prag të nisjes së kreshmëve të Krishtlindjeve, u krye një pelegrinazh shpirtëror në Selanik.
Krahas shëtitjes në një qytet mbresëlënës me vend-faljet më të dashura të besimit orthodoks: kishën madhështore të "Shën Dhimitër Mirovlitit" mbrojtësit të qytetit, të "Shën Sofisë" etj, gjithashtu u vizitua Manastiri i "Shën Joan Teologut" në Suroti, në të cilin është vend-prehja e Shën Paisit.
Mbresëlënëse ishte edhe vizita në manastirin "Fjetja e Hyjlindëses" në Panorama. Mikpritja dhe dashuria e pakursyer motrave të manastirit, por edhe biseda shpirtërore mbi ditën e shenjtë të Kryengjëjve, i dha nuanca të reja ripërtëritjes shpirtërore, pasi në bisedën e ngrohtë doli në pah nevoja e një jete shpirtërore me lutje dhe bindje engjëllore për të jetuar në mënyrë të tillë, që të përmbushim qëllimin e krijimit tonë, ngjashmërinë me Perëndinë.
Një falënderim për Vasiljanin dhe Athanasinë, miqtë tanë studentë në Selanik, të cilët na pritën, duke rrëfyer mbi vendet e shenjta dhe historike të qytetit të Selanikut.
Lavdi Zotit për të gjitha!
Data: 8.11.2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse