EmailFacebookKontakt
Lajme

Pagëzime të shumta në enorinë e shën dhimtrit në fshatin mazhaj të lushnjes – mitropolia e shenjtë e beratit

13/12/2025

LAVDI PERËNDISË!
Sot u pagëzuan dhe u veshën me Krishtin, disa nga femijet e grupit te katekizmit te enorisë së Shën Dhimitrit në fshatin Mazhaj të Lushnjes, në Mitropolinë e Shenjtë të Beratit së bashku me prindërit e tyre. U bashkuan me Krishtin dhe u bënë anëtarë të Kishës me anë të Pagëzimit të Shenjtë. Misteri i Pagëzimit u krye nga priofti i enorisë Ikonom Stavrofor Atë Tertio Gjoka.
Vite te bekuara paçi te gjithë!
Mirë se erdhët mes nesh ne Kishën e Shenjtë!
MEDIA NGJALLJA, 13.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse