EmailFacebookKontakt
Lajme

Nxënësit e gjimnazit “Protagonistët” ofrojnë ndihmë dhe dashuri në komunitet

25/11/2025

Sot, më datë 25.11.25, nxënësit e gjimnazit "Protagonistët" vizituan fshatin Shtërmen të Elbasanit, në Kishën e Shën Dhimitrit, ku u pritën me shumë ngrohtësi nga At Petro Halili.
Me shumë dashamirësi, nxënësit mblodhën ndihma të cilat u organizuan dhe u shpërndanë për disa familje në nevojë. Nxënësit u përfshinë në çdo hap, përgatitjen, sistemimin dhe ndarjen e pakove, duke treguar solidaritet, përgjegjësi dhe vullnet për të sjellë ndryshim.
Aktiviteti u finalizua me lutjet dhe bekimet e At Petros, një moment reflektimi që i dha vlerë edhe më të madhe kësaj dite.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Drejtorisë së Gjimnazit “Protagonistët”, Qeverisë së Nxënësve  dhe Fondacionit “Fryma e Dashurisë”.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse