Ditën e sotme, 15 dhjetor, në të kremten e Shën Elefterit, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail vizitoi qytetin e Sarandës. Me këtë rast, u krye Shërbesa e Hapjes së Dyerve në kishën e rezidencës episkopale në qytet.
Qytetit të Sarandës i’u shtua kështu edhe kisha e Trinisë së Shenjtë, e cila bashkë me kishën e Shën Harallambit do t’i shërbejë kultivimit shpirtëror të besimtarëve të krishterë orthodhoks të qytetit.
Në vijim, Mitropoliti drejtoi Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore në kishën e sapo inauguruar.


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse