EmailFacebookKontakt
Lajme

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit – Një tjetër udhëtim shpirtëror!

31/10/2025

Një tjetër udhëtim shpirtëror!
Më datë 27 tetor, me bekimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Nikollës, grupi i grave ortodokse të Pojanit, së bashku me grupin e grave të Roskovecit, zhvilluan një ekskursion shpirtëror në qytetin e Elbasanit.
Fillimisht, ato vizituan Manastirin e hirshëm të Shën Joan Vladimirit, ku patën bekimin të falen para lipsaneve të shenjtorit.
Më pas, udhëtimi vazhdoi drejt Liqenit të Belshit, ku gratë kaluan momente relaksuese dhe të gëzueshme.
Falenderojmë klerikun e manastirit Atë Irineun, për mikëpritjen e ngrohtë në manastir.
Lavdi Perëndisë!

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse