Me solemnitet dhe pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve, u kremtua festa e madhe e Lindjes së Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, Jezu Krisht, në qytetin e Gjirokastrës.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në orët e para të mëngjesit të 25 dhjetorit, u kremtua Liturgjia Hyjnore e Krishtlindjes, e cila u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail, i shoqëruar nga kleri i shenjtë i qytetit. Atmosfera liturgjike ishte e mbushur me lutje, himne kishtare dhe gëzim shpirtëror, duke shpallur mesazhin e madh të mishërimit të Birit të Perëndisë.
Lindja e Krishtit është ngjarja që ndryshoi historinë e njerëzimit, duke sjellë dritë aty ku kishte errësirë, shpresë aty ku kishte dëshpërim dhe paqe në zemrat e njerëzve.
“Perëndia bëhet njeri, që njeriu të bëhet pjesëmarrës i jetës hyjnore”.
Në përfundim të shërbesës, besimtarët morën bekimin e Mitropolitit dhe urimet për Krishtlindje të bekuara, duke ndarë mes tyre gëzimin e madh të festës. Kremtimi i Lindjes së Krishtit në Gjirokastër u bë edhe këtë vit një dëshmi e gjallë e besimit orthodhoks dhe e traditës shpirtërore të qytetit, duke forcuar lidhjen e besimtarëve me Kishën dhe me njëri-tjetrin.
Lavdi Perëndisë në më të lartat, dhe mbi dhe paqe, dhe mbi njerëzit mirëdashje!



Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse