EmailFacebookKontakt
Lajme

Manastiri i shën marisë – bob0shticë

03/12/2025

NJOFTIM
Me bekimin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës z.Anastas, dhe nën kujdesin e përkushtuar të priftit përgjegjës, Atë Mihal Sanellarit, kanë nisur punimet shtesë për përmirësimin e kushteve pritëse në Manastirin e Hirshëm të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, në fshatin Boboshticë të Korçës.
Vitet e fundit, ky vend i shenjtë ka përjetuar një ringritje të plotë përmes restaurimeve të shumëanshme, rikthimit të ikonografisë dhe përmirësimeve të infrastrukturës së brendshme e të jashtme. Falë këtyre përpjekjeve, Manastiri është shndërruar gjithnjë e më tepër në një qendër shpirtërore ku zhvillohen konferenca, kampe për fëmijë e të rritur, si dhe pelegrinazhe që ushqejnë shpirtin e besimtarëve.
Pikërisht për këtë arsye, është e nevojshme rritja e kapaciteteve akomoduese, në mënyrë që ky tempull i paqes dhe ngushëllimit të mund të presë me dinjitet të gjithë ata që vijnë me zemër të hapur për t’u ushqyer me dritën e Krishtit. Ka nisur tashmë faza e parë e punimeve, falë kontributeve bujare të besimtarëve, por nevojat mbeten të mëdha që gjithçka të përfundojë sa më shpejt dhe me hirin e Zotit.
Ftohen të gjithë besimtarët e mirëdashës të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që së bashku ta shndërrojmë këtë manastir në një oaz të vërtetë shpirtëror — një strehë paqeje, lutjeje dhe rritjeje në besimin tek Zoti ynë, Jisu Krisht.
Për çdo informacion ose për të dhënë kontributin tuaj, mund të kontaktoni Atë Mihalin në numrin: +355 68 408 9888
MEDIA NGJALLJA, 3.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse