EmailFacebookKontakt
Lajme

Liturgji Hyjnore Kryepriftërore në Skitin e Shën Anës, Gjirokastër.

10/12/2025

Sot, më 9 dhjetor, në të kremten e ngjizjes së Shën Anës, nënës së Hyjlindëses Mari, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail kreu Shërbesën e Hapjes së Dyerve në kishëzën e Skitit të Shën Anës në qytetin e Gjirokastrës. Në vijim Mitropoliti drejtoi Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore.
Skiti i Shën Anës gjendet pranë kishës Metropolitane të Metamorfozës së Shpëtimtarit në lagjen Pazar i Vjetër, Gjirokastër. I ndërtuar rreth dy dekada më parë me kujdesin e Kryepiskopit të lumur Anastas, Skiti sot, me vendimin e Mitropolitit Nathanail mori emrin Skiti i Shën Anës, për nder të nënës së Hyjlindëses dhe për Lavdi të Perëndisë.
Në Skitin e Shën Anës sot jeton Murgesha Paisia bashkë me një rishtare, të cilat përveç betejës së përditshme shpirtërore kujdesen me devotshmëri për mbarëvajtjen e Skitit. Skiti i Shën Anës përbën tashmë një vatër të çmuar shpirtërore, jo vetëm për të krishterët e qytetit dhe Mitropolisë së Gjirokastrës, por për çdo të krishterë, që ka nevojë për qetësi shpirtërore.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse