LETËR URIMI E SHENJTËRISË SË TIJ, PAPA LEONIT XIV, me rastin e festës së emrit të Kryepiskopit Joan, të transmetuar nëpërmjet të Ngarkuarit me Punë të Vatikanit në Shqipëri, Mons. Ionut Paul Strejac.
Tiranë, më 22 shtator 2025
Fortlumturia Juaj,
Kam nderin t’ju transmetoj mesazhin e Shenjtërisë së Tij, Papa Leonit XIV, adresuar Fortlumturisë suaj me rastin e ditës suaj të emrit:
Fortlumturisë së Tij, Joanit
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë
Ditën kur Kisha e Lindjes kremton përkujtimin liturgjik të jetëndërrimit të Apostullit dhe Ungjillorit Joan, shenjtorit tuaj, lutem për ju, Fortlumturi, që Perëndia i Tërëfuqishëm t’ju bekojë me dhurata të bollshme shpirtërore juve, si dhe të gjithë sa i janë besuar përkujdesjes suaj. Shpresoj gjithashtu që, në imitim të Apostullit Joan, Fortlumturia juaj si dhe e gjithë Kisha e Shqipërisë ta mbani gjithnjë vështrimin të ngulur te Zoti Krisht dhe tek plotësia e jetës dhe e dashurisë që na pret në kthimin e të lavdëruar, teksa vazshdojmë të rrugëtojmë përpara, nën udhëheqjen e Shpirit të Shenjtë, në udhën drejt pajtimin dhe rivendosjes së plotë të kungimit mes Kishave tona. Duke ju uruar përzemërsisht, shkëmbej me Fortlumturinë tuaj përqafim vëllazëror të paqes në Zotin.
Leo PP. XIV
Vatikan, më 19 shtator 2025
Shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur Fortlumturisë suaj konsideratat e mia të larta.
Mons. Ionut Paul Strejac
I ngarkuari me punë i Vatikanit në Shqipëri
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse