Ditën e sotme Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u takua me Kryepiskopin e Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, z. Joan, një personalitet dhe udhëheqës fetar shumë i respektuar, shkruan z.Balla në postimin e profilit të tij në FB.
Ndër të tjera ai shkruan:
"Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është një nga shtyllat themelore të identitetit shpirtëror, kulturor dhe kombëtar të vendit tonë.
Me historinë e saj të pasur dhe me kontributin e pandërprerë në ruajtjen e besimit, gjuhës dhe traditave shqiptare, kjo Kishë përfaqëson një vlerë të çmuar të unitetit dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri".
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse