EmailFacebookKontakt
Lajme

Krishtlindje 2025 – Mitropolia e Shenjtë e Beratit

25/12/2025

Në qytetin e Beratit u kremtua me solemnitet të veçantë festa e madhe e Krishtlindjes, e Mishërimit të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht.
Liturgjia Hyjnore e Krishtlindjeve u kryesua nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti, në bashkëmeshim me klerin e qytetit.
Shërbesa u zhvillua në praninë e një pjesëmarrjeje të gjerë të popullit besimtar, i cili mori pjesë me devotshmëri në lutjet dhe himnet e festës.
Besimtarët vendas, si edhe beratas që jetojnë në vende të ndryshme, u bashkuan në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar unitetin e Trupit të Krishtit dhe gjallërinë e besimit orthodhoks në këtë qytet historik.
Pas përfundimit të shërbesës liturgjike, në ambientet e Mitropolisë, Hirësia e Tij, Imzot Asti, mirëpriti urime të shumta nga besimtarë, si edhe nga autoritete fetare dhe përfaqësues të jetës publike.
Mitropolia e Shenjtë e Beratit, Vlorës dhe Kaninës uron që Lindja e Shpëtimtarit Krisht të sjellë paqe, shëndet dhe bekim në çdo familje dhe në mbarë shoqërinë.
Gëzuar Krishtlindjen!

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse