EmailFacebookKontakt
Lajme

Krishtlindje 2025 – Kisha Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës

25/12/2025

Në ambientet e Kisha Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës, u zhvillua pritja zyrtare me rastin e festës së Krishtlindjes. Në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues të Komuniteteve Fetare, si edhe përfaqësues të Pushtetit Vendor dhe Politik të qytetit të Durrësit.
● Të pranishmit përcollën urimet e tyre më të përzemërta për besimtarët orthodhoksë, me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes, duke theksuar vlerat e paqes, bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare.
● Pritja u zhvillua në një atmosferë festive dhe vëllazërore, duke reflektuar frymën e dashurisë, unitetit dhe shpresës që sjell Lindja e Krishtit për mbarë shoqërinë.
Ja Krishti lind! Lavdërojeni Atë!

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse