Kisha e "Shën Kollit" gjendet në Shelcan, në krahinën malore të Shpatit në rrethin e Elbasanit. Kisha është bazilikë me përmasa 13.53×6.30 metra e përbërë nga një naos pa shtylla dhe çati me një kulm. Apsidat janë me të çara vertikale në vend të dritareve. Në pranverën e vitit 2000 kam qenë i privilegjuar kur vizitova kishat e krahinës së Shpatit, në rrethin e Elbasanit. Përshtypje të veçantë në kishën e "Shën Kollit" në Shelcan më lanë akresket e pikturuara nga Onufri. Në këtë kishë shërbente shoku im i seminarit atë Pali Qosja, i cili na priti me përzemërsinë që karakterizon shpatarakët. Afresket e kishës janë si më poshtë.
-Brezi i parë: dekoracion mandili
-Brezi i dytë: shenjtët paraqiten me trup
-Brezi i tretë: shenjtët paraqiten bust
-Brezi i katërt: skena biblike
Duke hyrë në anën e djathtë të portës paraqiten:1-Shën Kristofori, 2-Shën Marina, 3-Shën Zosima, 4-Maria Egjiptiania, 5-Shën Aleksi, 6-Joan Vladimiri, 7-Shën Trifoni, 8-Shën Mërkuri, 9-Shën Minai, 10-Shën Jakobi, 11-Shën Nikita, 12-Shën Parashqevia, 13-Shën Nikolla, 14-Petro i Aleksandrisë. Duke hyrë në anën e majtë të portës paraqiten:15-Kostandini dhe Helena, 16-Shën Kiriaku, 17-Shën Efthimi, 18-Shën Sava, 19-Shën Andoni, 20-Profeti Ilia, 21-Anargjend Damiani, 22-Anargjend Kozmai, 23-Teodor Tironi, 24-Teodor Stratilati, 25-Shën Prokopi, 26-Shën Nestori, 27-Shën Dhimitri, 28-Shën Gjergji, 29-Kryeengjëlli Mihail. Paraqitje bust. Sipër derës dhe në anën e djathtë paraqiten:1-Shën Varvara, 2-Teodos Kinovjarku, 3-Pavli i Thjeshtë, 4-Shën Makriani, 5-Joan Kaliviti, 6-Shën Pahomi, 7-Kryeengjëlli Gabriel, 8-Shën Nikita, 9-Shën Aleksandri, 10-Shën Serxhi, 11-Shën Anania, 12-Kryeengjëlli Mikail.Sipër derës dhe në anën e majtë paraqiten: 13-Shën Ekaterina, 14-Shën Anastasia, 15-Shën Irini, 16-Shën Theopisti, 17-Shën Agapi, 18-Dielli (Ilios), 19-Shën Viktori, 20-Shën Vinçenti, 21-Shën Evgjeni, 22-Shën Mario, 23-Shën Oresti, 24-Shën Afksenti, 25-Shën Julia, 26-Shën Kiriku, 27-Shën Pandelejmoni, 28-Shën Nikolla, 29-Makari i Egjiptit, 30-Dielli (Ilios).
Skena Biblike: 1-Ungjillëzimi i Hyjlindëses, 2-Krishtlindja, 3-Paraqitja në tempull, 4-Pagëzimi, 5-Ngjallja e Llazarit, 6-Hyrja në Jerusalem, 7-Darka mistike, 8-Shërbimi i tre engjëjve nga Abrahami dhe Sara, 9-Fjetja e Hyjlindëses, 10-Tradhëtia e Judës, 11-Krishti para Pilatit, 12-Kryqëzimi, 13-Vajtimi i grave miroprurëse, 14-Krishti i shfaqet Maria Magdalenës, 15-Zbritja në had, 16-Analipsi. Kisha e "Shën Kollit" në Shelcan është shpallur monument kulture në vitin 1948.
Media Ngjallja, 6 Dhjetor 2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse