FËMIJËT E SHKOLLËS "FRYMË DASHURIE" NË DURRËS DHUROJNË USHQIME PËR NISMËN E KISHËS APOSTULL PAVLI DHE SHËN ASTI NË DURRËS ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJE
Një falënderim i veçantë dhe plot mirënjohje shkon për familjet dhe nxënësit e shkollës “Frymë Dashurie” në Durrës, të cilët me shumë dashuri, përkushtim dhe zemërgjerësi dhuruan në kishën tonë një sasi të konsiderueshme pakosh ushqimore. Këto pako do të shpërndahen për familjet në nevojë, duke sjellë ngrohtësi, shpresë dhe gëzim në këto ditë të shenjta të Krishtlindjes.
Ky gjest fisnik është një dëshmi e bukur e solidaritetit dhe e vlerave të dashurisë ndaj njëri-tjetrit, që na bashkojnë si komunitet.
Zoti i bekoftë të gjithë për këtë vepër të mirë dhe ju dhëntë mbarësi, paqe e gëzim në familjet tuaja.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse