EmailFacebookKontakt
Lajme

E kremtja e Shën Nikollës mrekullibërës

06/12/2025

Sot në qytetin e Kavajës u kremtua dita e Shën Nikollës, emrin e të cilit mban edhe kisha në këtë qytet. Forlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë imzot Joani drejtoi Liturgjinë Hyjnore në të cilën merrnin pjesë shumë besimtarë si nga Kavaja, Durrësi, Tirana etj. Në fjalën e tij plot urtësi ai theksoi mësime nga jeta dhe shembulli i shenjtorit si rregulli i besimit, butësia, përulësia dhe dashuria për të pambrojturin.
Kisha e Shën Nikollës, Kavajë
Media Ngjallja, 6 Dhjetor 2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse