Kalendari orthodhoks 2026, në format të madh dhe të vogël, tashmë te Libraria e Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë dhe në çdo kishë të vendit tonë.
Në kalendarin e madh përfshihen të kremte dhe shenjtorë për çdo ditë të vitit, ditët dhe periudhat kreshmore si edhe një përmbledhje informative e veprës zhvilluese të Kishës sonë.
Në kalendarin e vogël, në format xhepi, krahas të kremteve dhe shenjtorëve, jepen leximet Biblike të Apostullit dhe Ungjillit të çdo dite.
MEDIA NGJALLJA, 15.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse