Ceremoni përkujtimore në nder të Themistokli Gërmenjit, me praninë e Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij z. Anastas
Sot ditën e Mërkurë datë 10 dhjetor 2025 u zhvillua në qytetin e Korçës ceremonia përkujtimore pranë Varrit Monumental të Themistokli Gërmenjit, një nga figurat më të shquara të identitetit kombëtar dhe të historisë së krahinës autonome të Korçës. Homazhet u shndërruan në një moment të thellë reflektimi për rolin e këtij patrioti të madh në jetën politike dhe shoqërore të qytetit.
Në këtë ngjarje morën pjesë klerikë të qytetit, deputetet e qarkut Korçë si edhe personalitete dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit.
Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës z. Anastas, me pjesëmarrjen e tij nderoi figurën e Themistokli Gërmenjit dhe historinë e qytetit. Qëndrimi i Hirësisë së Tij pranë varrit monumental u lexua si një gjest simbolik i respektit të Kishës ndaj atyre burrave që sakrifikuan për identitetin, lirinë dhe dinjitetin e Korçës.
Pjesëmarrja e Mitropolitit Anastas solli një dimension shpirtëror në ceremoni, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike si një akt mirënjohjeje ndaj atyre që kanë shërbyer me devotshmëri vendit dhe komunitetit. Me praninë e tij të qetë dhe dinjitoze, ai përcolli mesazhin se nderimi i figurave të mëdha të historisë është një detyrë e përbashkët e të gjithë korçarëve.
Ceremonia përfundoi me vendosjen e buqetave me lule dhe me një moment heshtjeje, duke rikujtuar se vlerat e sakrificës
MEDIA NGJALLJA, 10.12.2025


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse