EmailFacebookKontakt
Lajme

Bashkëmeshim Kryepriftëror në qytetin e Delvinës

21/10/2025

Bashkëmeshim Kryepriftëror në qytetin e Delvinës
Të Dielën III të Llukait, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail meshoi në qytetin e Delvinës, në kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari. E veçanta e kësaj të Diele ishte pjesëmarrja në Liturgjinë Hyjnore e Mitropolitit të Jopës dhe Arimathesë (Patriarkana e Jerusalemit), z. Damaskin, i cili bashkëmeshoi me Mitropolitin Nathanail. Mitropoliti Damaskin, me origjinë nga qyteti i Voskopojës, bashkë me një pjesë të grigjës së tij erdhën si vizitorë në vendin tonë.
Vlen për t’u përmendur se atmosfera e krijuar nga bashkimi i besimtarëve orthodhoks në Liturgjinë Hyjnore, pavarësisht gjuhës apo kombësisë së tyre, zbulon në realitet Kishën e vërtetë, duke ju referuar edhe fjalëve të Shën Ignat Hyjmbajtësit, që na këshillon: “Në unitetin e besimit dhe dashurisë, bëhuni një trup në Jisu Krishtin”.
Etërit e shenjtë të Kishës na mësojnë se në Liturgjinë Hyjnore të gjithë flasim një gjuhë, gjuhën e besimit dhe të dashurisë. Nëse gjithësecili psal në gjuhën e tij, por me një frymë të përbashkët, atëherë Liturgjia Hyjnore bëhet Pendikosti e vërtetë. E tillë ishte edhe Liturgjia e të Dielës, ku pavarësisht, se u psal në shqip, greqisht dhe arabisht, u ndje se të gjithë besimtarët ishin pjesëmarrrës në një Trup të Krishtit.
Të Dielën, Mitropoliti Nathanail i dha ofiqin Ikonom-Stavrofor Atë Gjergji Gjatës, i cili shërben si përgjegjës i kishës së qytetit të Delvinës. Gjithashtu, dorëzoi në Anagnost edhe dy të rinj, Stefanin dhe Kristoforin, të cilët me shumë zell shërbejnë në zhvillimin e Shërbesave të Shenjta të Kishës.
Data: 21.10.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse