Në kuadër të aktiviteteve sociale dhe mbështetjes së individëve në nevojë, një grup studentësh dhe stafit nga Kolegji Universitar “LOGOS” morën pjesë sot në një vizitë në mesën “Shërbimi i Dashurisë”. Gjatë kësaj vizite, u dorëzuan produkte të mbledhura nga studentët dhe stafi i LOGOS, si pjesë e iniciativës “Dhuro diçka nga vetja me dashuri të madhe”. Qëllimi i kësaj nisme ishte jo vetëm të ofrohet mbështetje, por edhe të njihemi nga afër me shërbimet e ofruara atje.
Stafi i mensës, shprehën mirënjohje për këtë iniciativë të vyer dhe falenderuan stafin dhe studentët për kontributin në shërbim të njerëzve në nevojë.
𝘔𝘦𝘯𝘴𝘢 𝘚𝘩𝘦̈𝘳𝘣𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘋𝘢𝘴𝘩𝘶𝘳𝘪𝘴𝘦̈ 𝘧𝘶𝘯𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘰𝘯 𝘲𝘦̈ 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘫𝘢𝘯𝘢𝘳𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘪𝘵𝘪𝘵 2005. 𝘈𝘫𝘰 𝘬𝘢 𝘯𝘪𝘴𝘶𝘳 𝘮𝘦 60-70 𝘳𝘢𝘤𝘪𝘰𝘯𝘦 𝘶𝘴𝘩𝘲𝘪𝘮𝘪 𝘧𝘢𝘭𝘢𝘴 𝘥𝘺 𝘩𝘦𝘳𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘫𝘢𝘷𝘦̈. 𝘚𝘪 𝘪𝘥𝘦𝘢𝘵𝘰𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘣𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘦̈𝘴 𝘪 𝘴𝘢𝘫 𝘬𝘢 𝘲𝘦𝘯𝘦̈ 𝘒𝘳𝘺𝘦𝘱𝘪𝘴𝘬𝘰𝘱𝘪 𝘪 𝘛𝘪𝘳𝘢𝘯𝘦̈𝘴 𝘥𝘩𝘦 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘚𝘩𝘲𝘪𝘱𝘦̈𝘳𝘪𝘴𝘦̈, 𝘍𝘰𝘳𝘵𝘭𝘶𝘮𝘵𝘶𝘳𝘪𝘢 𝘦 𝘵𝘪𝘫, 𝘈𝘯𝘢𝘴𝘵𝘢𝘴𝘪. 𝘗𝘰𝘳 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘣𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘶𝘳 𝘬𝘦̈𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦𝘱𝘳𝘪𝘮𝘵𝘢𝘳𝘪, 𝘴𝘪 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘳𝘳𝘪𝘵𝘶𝘳 𝘤𝘪𝘭𝘦̈𝘴𝘪𝘯𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘢𝘱𝘢𝘤𝘪𝘵𝘦𝘵𝘦𝘵 𝘶𝘴𝘩𝘲𝘪𝘮𝘰𝘳𝘦 𝘣𝘳𝘦𝘯𝘥𝘢 𝘬𝘦̈𝘴𝘢𝘫 𝘮𝘦𝘯𝘴𝘦, 𝘯𝘦𝘷𝘰𝘫𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘣𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘫𝘢 𝘮𝘰𝘥𝘦𝘴𝘵𝘦 𝘦 𝘣𝘢𝘮𝘪𝘳𝘦̈𝘴𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘵𝘫𝘦𝘳𝘦̈.
Një kontribut i vogël nga secili prej nesh mund të ketë një ndikim të madh për këta individë. Falënderojmë të gjithë studentët, pedagogët dhe stafin për kontributin e tyre!


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse