Presim me gezim Lindjen e Zotit tonë Jisu Krisht!
Sot në enorinë e Shën Nikollës, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një koncert festiv për të percjellë mesazhin e Lindjes trupore të Zotit Jisu Krisht!
Fëmijët e enorisë kishin përgatitur për të ftuarit recitime, këngë etj.
Fëmijët janë lajmëtarët më të mirë për të përcjellë gëzimin e pastër të kësaj feste.
Në fund Hiresi Andoni, i cili ndodhet gjithmonë pranë me dashuri dhe përkushtim, përgëzoji fëmijët për punën e tyre dhe uroj gjithë pjesëmarrësit festa te gëzuara.
Sot lind Ai që ekziston përjetësisht dhe ndodh ajo që nuk ekzistonte asnjëherë.
Është Perëndi dhe bëhet njeri!
Bëhet njeri dhe përsëri mbetet Perendi!
Krishtlindje të gëzuara për të gjithe!



Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse