Edhe këtë të Premte u zhvillua Agripni e Shenjtë në Kishën e Shën Parashqevisë në Terihat, Dropull. Agripnia u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail, me pjesëmarrjen e klerikëve dhe besimtarëve.
Ditën e nesërme, të Dielën VIII Llukait, Mitropoliti Nathanail do të drejtojë Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në qytetin e Gjirokastrës.
Dhjakon Pandeleimon Zeneli
Data: 14.11.2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse