EmailFacebookKontakt
Lajme

1-Vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, imzot Joanit – Intervistë e Radio Ngjallja me Protopresviter Atë Ilia Kotnani

28/03/2026

1-Vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, imzot Joanit – Intervistë e Radio Ngjallja me klerikun e Mtropolisë së Shenjtë të Korçës, Protopresviter Atë Ilia Kotnani.
Në këtë material përkujtohet 1-vjetori i fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, një moment i rëndësishëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe për gjithë besimtarët ortodoksë të vendit. Me këtë rast, Radio Ngjallja ka zhvilluar një intervistë me Protopresviter Atë Ilia Kotnani, klerik i Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, i cili ndan mendime dhe reflektime për shërbimin e Imzot Joanit gjatë vitit të parë në krye të Kishës, për sfidat, arritjet dhe për kujdesin shpirtëror që Ai ka treguar ndaj besimtarëve.
Në intervistë, Atë Ilia ndalet gjithashtu te rëndësia e vazhdimësisë së misionit kishtar, bashkimi i komunitetit dhe roli i Kishës në jetën shoqërore e shpirtërore të vendit. Ky bisedim hedh dritë mbi frymën e udhëheqjes së re kishtare dhe mbi mënyrën se si Ajo synon të forcojë themelet e besimit dhe dashurisë në Krishtin, në këtë etapë të re të historisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Media Ngjallja, Mars 2026

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse