Pranohet me rezerva, sepse mungon në Agjeologjitë e vjetra. Bëhet fjalë për të njohurin që nga shekujt e parë, apologjetin Aristidh, i njohur vetëm si shkrues i Apologjisë drejtuar Perandorit Antonin (138 – 161). Për të flet tërthorazi vetëm Eusebi (Historia Kishtare 4,3,3) dhe Shën Jeronimi, që kremtohet më 15 qershor (De viris illust.,20). Kështu mbetën në hije jeta dhe vdekja e tij, që do të ishte martirike, përderisa bashkërenditet me martirët. Vepra e tij u zbulua vetëm në fund të shek. 19 -të. Nga shek. i 4-t u lexua gjerë e gjatë, siç vërtetohet nga përkthimet e tij në gjuhët e vjetra.
Për më tepër, një ligjëratë në jetëshkrimin e Shën Joasafit (26 Gusht), përbën përmbledhje dhe përpunim të Apologjisë. Madje, disa teza të saj i adoptuan pasardhësit. Vepra letrare, e shkurtër dhe e thjeshtë, hapet me lartësimin nëpërmjet krijesës te Krijuesi. Më pas, ndan njerëzimin në idhujtarë, judenj dhe të krishterë. Të parët, në vija të trasha, ndahen në babilonas (kaldej), adhurues të yjeve, në grekë, adhuruesit e epsheve dhe në egjiptianë, adhuruesit e kafshëve. Në vazhdim, zhvesh marrëzinë dhe mashtrimin e politeizmit dhe gjithashtu dobësinë e hebraizmit, të cilin e konsideron të huaj për krishtërimin.
Përfundimisht, predikon drejt dhe thekson për plotësinë dhe pastërtinë e besimit tonë edhe në dogmë, edhe në adhurim, si edhe në jetë (të cilat ishin keqkuptuar dhe shpifur nga paganët). Çdo njeri sigurohet nëse do të studiojë Shkrimet. Pra përndjekjet janë absolutisht të pavend dhe duhet të ndalohen. Madje, bota mbijeton për hir të lutjeve të të krishterëve. Tekste të tjera me emrin e shenjtit janë false. Aristidh, greqisht do të thotë fytyrë e shkëlqyer.
Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 2396. Kategoria e vjetër: Shenjtorët e ditës