Apostulli Tim. 2:1-7
Lutem pra, para së gjithash të bëhen lutje, falje, kërkesa, falënderime, për të gjithë njerëzit, për mbretër, për gjithë sa janë në shkallë të lartë, që të shkojmë jetë të qetë e të sigurt me çdo shpresëtari e thjeshtësi. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyeshme përpara Perëndisë, shpëtimtarit tonë, i cili do që të shpëtojnë gjithë njerëzit, dhe të vijnë në njohjen e së vërtetës. Sepse një është Perëndia, një është edhe ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu Jisu Krisht, që dha veten e tij shpërblim për të gjithë, për dëshmi në kohë të urdhëruara, dëshmi për të cilën u vura unë predikues dhe apostull, – të vërtetën them në Krishtin, nuk gënjej, – mësues i kombeve në besim dhe në të vërtetë.
Ungjilli Llk. 4:16-22
Edhe erdhi në Nazaret, atje ku ishte rritur; dhe sipas zakonit të tij hyri në sinagogë ditën e shtunë, dhe u ngrit të lexojë. Edhe ata i dhanë librin e profetit Isaia; dhe si hapi librin gjeti vendin, ku ishte shkruar: Shpirti i Zotit është mbi mua; prandaj më leu me vaj; më dërgoi t’u jap lajmin e mirë të varfërve, të shëroj ata që kanë zemrën të thyer, t’u predikoj skllevërve liri, dhe të verbërve hapjen e syve, dhe të dërgoj ata që janë nën mundim në liri; të predikoj vit të pëlqyer nga Zoti”. Edhe si mbylli librin, ia dha shërbëtorit, dhe ndenji; dhe sytë e gjithë atyre që ishin në sinagogë ishin duke shikuar mbi të.v Edhe zuri t’u thoshte atyre se sot u përmbush ky shkrim në veshët tuaj. Edhe të gjithë dëshmonin për të, dhe çuditeshin për fjalët e hirit që dilnin prej gojës së tij, dhe thoshin: A nuk është ky i biri i Josifit?
Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 2366. Kategoria e vjetër: Apostulli i ditës