EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli 1Kor. 16:4-12 Ungjilli Mt. 21:28-32

28/08/2013

Apostulli 1Kor. 16:4-12
Edhe po t’ia vlejë të shkoj edhe unë, do të vijnë bashkë me mua. Edhe do të vij tek ju, kur të kaloj nëpër Maqedoni, – sepse po kaloj nëpër Maqedoni. Edhe mund të qëndroj tek ju ca kohë, ose edhe të dimëroj, që të më përcillni ju kudo që të shkoj. Sepse nuk dua që t’ju shoh tani kalimthi; po shpresoj të rri pranë jush ca kohë, po të më lejojë Zoti. Edhe do të rri në Efes deri të kremten e Pendikostisë, sepse m’u hap një derë e madhe dhe plot me punë, dhe kundërshtarë janë shumë. Edhe në ardhtë Timotheu, vështroni të ndjehet pa frikë tek ju; sepse edhe ai bën punën e Zotit si edhe unë. Askush pra të mos e fyejë; po përcilleni në paqe, që të vijë tek unë; sepse po e pres bashkë me vëllezërit. Sa për vëllanë Apollo, iu luta shumë që të vinte tek ju bashkë me vëllezërit; dhe nuk kishte fare dëshirë të vijë tani; por do të vijë, kur t’i jepet rasti.

Ungjilli Mt. 21:28-32
Edhe si ju duket juve? Një njeri kishte dy bij. Dhe erdhi tek i pari e i tha: Bir, shko sot e puno në vreshtin tim. Edhe ai u përgjigj e tha: Nuk dua. Po pastaj u pendua dhe shkoi. Edhe erdhi tek i dyti, e i tha po ashtu. Dhe ai u përgjigj e tha: Unë shkoj, Zot. Dhe nuk shkoi. Cili nga këta të dy bëri dëshirën e të atit? I thonë: I pari. Jisui u thotë atyre: Me të vërtetë po ju them juve, se tagrambledhësit dhe të përdalat shkojnë më përpara se ju në mbretërinë e Perëndisë. Sepse Joani erdhi tek ju në udhë drejtësie, dhe nuk i besuat, po tagrambledhësit e të përdalat i besuan. Dhe ju, si patë, nuk u penduat pastaj, që t’i besoni.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 2292. Kategoria e vjetër: Apostulli i ditës