EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli Rom 10:11-11:2 Ungjilli Mt. 11:16-20

16/07/2013

Apostulli Rom 10:11-11:2
Sepse njeriu beson me zemër për drejtësi, dhe me gojë rrëfehet për shpëtim. Sepse shkrimi thotë: “Gjithkush që beson në atë, nuk do të turpërohet”. Sepse s’ka dallim ndërmjet Judeasit e Grekut; sepse po ai Zot është i të gjithëve, i pasur për të gjithë ata që e thërresin atë. Sepse kushdo që të thërresë emrin e Zotit, do të shpëtojë. Si pra do të thërrasin atë, të cilin nuk e besuan? Edhe si do ta besojnë atë për të cilin nuk kanë dëgjuar? Edhe si do të dëgjojnë, pa pasur predikues? Edhe si do të predikojnë, në mos u dërgofshin? Siç është shkruar: “Sa të bukura janë këmbët e atyre që japin lajmin e mirë për paqe, të atyre që japin lajmin e mirë për të mirat”. Por të gjithë nuk u bindën në ungjill, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoi predikimit tonë?” Besimi pra është prej dëgjimi; dhe dëgjimi me anë të fjalës së Perëndisë. Por them: Mos nuk dëgjuan? Po, me të vërtetë “zëri i tyre doli në gjithë dheun, dhe fjalët e tyre deri në anët të botës”. Po them: Mos nuk i njohu Izraeli? I pari Moisiu thotë: “Unë do t’ju fus smirën për atë që nuk është kombi im, dhe do t’ju bëj të zemëroheni për një komb që s’ka mend”. Po Isaia guxon edhe më tepër e thotë: “U gjenda tek ata që s’më kërkonin, u duka tek ata që nuk pyetnin për mua”. Por Izraelit i thotë: “Tërë ditën i shtriva duart e mia një populli që nuk bindet dhe flet kundër”.Them pra: Mos e braktisi Perëndia popullin e tij? Qoftë larg. Sepse edhe unë Izraelit jam, prej farës së Abrahamit, prej fisit të Beniaminit. Perëndia nuk e braktisi popullin e tij, të cilin e njohu që përpara. Apo nuk dini ç’thotë shkrimi për Ilian? Si i flet Perëndisë kundër Izraelit, duke thënë:

Ungjilli Mt. 11:16-20
Po me se ta përngjaj këtë brez? U ngjan djemve të vegjël që rrinë nëpër tregjet dhe u thërrasin shokëve të tyre, e thonë: I ramë fyellit për ju dhe nuk kërcyet; ju bëmë vaj dhe nuk qatë. Sepse erdhi Joani që as hante, as pinte, dhe thonë: Ka djallin. Erdhi i Biri i njeriut duke ngrënë e duke pirë, e thonë: Ja një njeri hamës e verëpirës, mik i tagrambledhësve e i fajtorëve. Edhe doli e drejtë dituria nga bijtë e saj. Atëherë zuri të qortojë ato qytete, në të cilat u bënë çuditë e shumta të tij, sepse nuk u penduan:


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_j25 / ok9no_content ID 1221. Kategoria e vjetër: Leximet e ditës