EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli Vep.15:35-41 Ungjilli Jn.10:27-38

08/06/2013

Apostulli Vep.15:35-41
Edhe Pavli e Varnava rrinin në Antioki, duke mësuar e duke predikuar fjalën e Zotit, bashkë me shumë të tjerë. Edhe pas disa ditësh Pavli i tha Varnavës: Le të kthehemi tani të shohim si janë vëllezërit tanë në çdo qytet që dhamë lajmin e mirë për Zotin. Edhe Varnava donte të marrë me vete Joanin që quhej Mark. Po Pavli s’e gjente për mirë të marrë me vete atë që qe ndarë prej tyre nga Pamfilia, dhe nuk erdhi me ta në punë. Ndodhi pra një grindje, kaq sa ata u ndanë njëri prej tjetrit; dhe Varnava mori me vete Markun dhe lundroi për në Qipro. Po Pavli zgjodhi Silën dhe doli, si u dha prej vëllezërve në hir të Perëndisë. Edhe shkuan nëpër Siri e nëpër Kiliki, duke forcuar kishat.

Ungjilli Jn.10:27-38
Siç ju thashë juve, dhentë e mia dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh; dhe më vijnë pas.Edhe unë u jap atyre jetë të përjetshme; dhe nuk do të humbasin për gjithë jetën, dhe nuk do t’i rrëmbejë njeri ato prej dorës sime. Ati im, që m’i ka dhënë, është më i madh se të gjithë; dhe asnjë s’mund t’i rrëmbejë prej dorës së Atit tim. Unë edhe Ati jemi një. Përsëri pra Judenjtë rrëmbyen gurë, që t’i binin me gurë. Jisui i u përgjigj atyre: Shumë punë të mira ju rrëfeva juve prej Atit tim. Për ç’punë nga ato më bini me gurë? Judenjtë iu përgjigjën, duke thënë: Nuk të qëllojmë me gurë për punë të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, ndonëse je njeri, e bën veten tënde Perëndi. Jisui iu përgjigj atyre: A nuk është shkruar në ligjin tuaj: “Unë thashë: Jeni perëndira”? Në qoftë se quajti perëndira ata, tek të cilët u bë fjala e Perëndisë, dhe shkrimi s’mund të bjerë poshtë, për atë që e shenjtëroi Ati dhe e dërgoi në botë, ju thoni se ti blasfemon, sepse thashë se jam i Biri i Perëndisë? Në mos bëj punët e Atit tim, mos më besoni; Po nëse i bëj, edhe në mos më besoni mua, besojuni punëve; që të njihni e të besoni se Ati është tek unë, dhe unë tek ai.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_j25 / ok9no_content ID 1031. Kategoria e vjetër: Leximet e ditës