EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli Vep.12:12-17 Ungjilli Jn.8:42-52

03/06/2013

Apostulli Vep.12:12-17
Edhe pasi u mendua me vete, erdhi në shtëpinë e Marisë, të ëmës së Joanit që përmbiquhej Mark, ku ishin mjaft veta mbledhur dhe po faleshin.Edhe kur trokiti ai në portën e avllisë, erdhi një shërbëtore që quhej Roda, për të dëgjuar.Edhe kur njohu zërin e Pjetrit, ajo nga gëzimi nuk hapi portën, po shkoi me vrap brenda e lajmëroi se Pjetri po rri përpara portës.Edhe ata i thanë asaj: Shkallove. Po ajo qëndronte duke thënë se kështu është. Edha ata thoshnin se është engjëlli i tij.Por Pjetri po qëndronte duke trokitur, dhe si hapën derën, e panë atë dhe u mahnitën.Po ai u bëri atyre shenjë me dorë të mos bëjnë zë, e u tregoi atyre si e nxori Zoti nga burgu. Dhe tha: Lajmëroni Jakovin dhe vëllezërit për këto. Edhe doli e shkoi në një vend tjetër.

Ungjilli Jn.8:42-52
Jisui pra u tha atyre: Po të ishte Perëndia ati juaj, do të më donit; sepse unë prej Perëndisë dola dhe prej atij vij; sepse nuk erdha prej vetes sime, po ai më dërgoi. Pse nuk njihni të folurit tim? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time. Ju jeni prej djallit, atit tuaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj. Ai ishte që në fillim njerivrasës, dhe nuk qëndron në të vërtetën; sepse të vërtetë nuk ka tek ai. Kur flet gënjeshtrën, flet nga të tijat; sepse është gënjeshtar, dhe i ati i saj, i gënjeshtrës. Po mua, sepse them të vërtetën, nuk më besoni. Cili prej jush më shan për mëkat? Po në them të vërtetën, pse s’më besoni ju? Ai që është prej Perëndisë, fjalët e Perëndisë dëgjon; prandaj ju nuk dëgjoni, sepse prej Perëndisë nuk jeni. Judenjtë pra u përgjigjën e i thanë: A nuk themi mirë ne se ti je Samaritan, dhe djall ke? Jisui u përgjigj: Unë djall s’kam, po nderoj Atin tim, dhe ju më çnderoni.Edhe unë s’kërkoj lavdinë time; është ai që kërkon e që gjykon.Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, në ruajtë ndonjë fjalën time, nuk do të shohë vdekje për gjithë jetën.Judenjtë pra i thanë: Tani e morëm vesh se ke djall. Abrahami vdiq dhe profetët vdiqën, dhe ti thua:Në ruajtë ndonjë fjalën time, nuk do të provojë vdekje për gjithë jetën.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_j25 / ok9no_content ID 1019. Kategoria e vjetër: Leximet e ditës