EmailFacebookKontakt
Lajme

Takim midis liderëve fetarë dhe Komisionit Evropian -Me ftesë të Presindenti Barroso mori pjesë Kryepiskopi Anastas, si një ndër lektorët kryesorë – (12 Korrik 2012)

21/03/2013
  
  
  Më shumë se 20 liderë fetarë të kishave orthodhokse, katolike e protestante, myslimanë, hebrej etj., nga e gjithë Evropa,  u takuan të enjten, 12 korrik, në mjediset e Kryesisë së Komisionit Evropian, në Bruksel, nën moton: “Solidariteti integrues: Vendosja e parametrave për shoqërinë e së nesërmes në Evropë”. Komisioni Evropian e ka shpallur vitin 2012 “Viti Evropian për një pleqëri aktive dhe solidaritetin midis brezave.”

    Me ftesë të veçantë nga Presidenti Barroso, në këtë takim mori pjesë si një ndër lektorët kryesorë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.

    Ky takim i nivelit shumë të lartë u thirr nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në bashkëpunim me Presidentin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy dhe Zv/Presidentin e Parlamentit Evropian Laszlo Surjan, si përfaqësues i z. Martin Schulz.

    Liderët diskutuan për sfidat demografike të Evropës, papunësinë,  pleqërinë aktive,  pajtimin në punë dhe jetën private. Presidenti Barroso i nxiti  liderët fetarë të angazhoheshin në debatin publik dhe të bëjnë të njohur kontributin specifik që kishat dhe komunitetet fetare mund të japin për solidarizimin. Ai tha ndër të tjera: “Për të trajtuar krizën ekonomike, ne jemi duke garantuar balancën midis solidaritetit dhe përgjegjësisë së shteteve anëtare. Por ne duhet të tregojmë kujdes në solidarizimin dhe përgjegjësinë e të vjetërve dhe të rinjve. Vetëm kështu do dalim nga kriza dhe do ndërtojmë të ardhmen, vetëm nëse nxisim solidaritetin midis gjeneratave. Kishat dhe komunitetet fetare janë vendi më i mirë për të ndërtuar urat e shoqërisë sonë”.

I.K.
 
http://ec.europa.eu/bepa/index_fr.htm
http://ec.europa.eu/avservices/photo/photoDetailsNews.cfm?sitelang=fr&rid=7953#5  

Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 1015. Kategoria e vjetër: Lajme