Një veprimtari e bukur, emocionuese dhe argëtuese do të mbetet gjatë në kujtesën e të miturve të Institutit të Riedukimit në Kavajë. Në kuadër të periudhës festive të Pashkës, për t’i dhënë një impuls më shumë jetës në këtë institucion riedukimi, me bekimin dhe mundësitë e krijuara nga Kryepiskopit Anastas, në datat 15 dhe 25 prill, u realizuan në të veprimtari festive dhe argëtuese.
Të ftuar ishin parodistët e Vlorës, të cilët sollën humor dhe gëzim, ndërkohë që fëmijët u argëtuan edhe me pjesë të tjera të këndshme të veprimtarisë, si këngë, kokteil, takime dhe biseda të ndryshme me të ftuarit.
Koordinatori i kësaj nisme ishte Atë Jani Tereziu, i cili bashkëpunoi me drejtorin e këtij instituti, z. Xhevat Hylviu dhe znj. Myfarete Laze, Drejtoreshë e punëve sociale në drejtorinë e burgjeve.
Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan Kishën Orthodhokse për këtë nismë kaq të vlefshme dhe të bukur dhe shprehën dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më aktivitete të tjera në të ardhmen.
Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 1262. Kategoria e vjetër: Lajme