EmailFacebookKontakt
Lajme

E Diela e Grave Miroprurëse. Apostull Nathanaili. Oshënar Theodhor Sikeoti. Oshënar Theohari dhe Apostoli. Hierodëshmor Gai i Romës.

22/04/2018

E Diela e Grave Miroprurëse.

E Diela e tretë mbas Pashke i kushtohet Grave Miroprurëse, të cilat u kujdesën për trupin e Shpëtimtarit në vdekjen e tij dhe ishin dëshmitaret e para të Ngjalljes së tij. Të tre troparet e të Premtes së Zezë këndohen përsëri dhe formojnë temën e ditës: Bujari Josif, pasi e zbriti trupin tënd prej Kryqit të Çmuar, e mbështolli me një savan të paqmë, e leu me vajëra erëmirë dhe e vuri në një varr të ri. Zbrite në vdekje dhe në varr për ne, ti o jetë e pavdekshme, Ferrin të vdekur e shtrive kur ndriçove si Perëndi. Një engjëll u qëndroi para grave myrrëprurëse dhe iu tha: Myrra është e përshtatshme për të vdekurit, por Krishti e tregoi veten të çliruar nga prishja! Prandaj shpallni: Zoti u ngjall dhe i fal botës mëshirë e shpëtim.

Apostull Nathanaili.

Sipas traditës së Kishës, apostulli i lavdishëm Nathanaili ishte me origjinë nga Kana e Galilesë. I përshpirtshëm dhe njohës i Shkrimeve të Shenjta, ai priste ardhjen e Mesias. Kur apostull Filipi takoi Zotin, ai shkoi për t’i thënë Nathanailit, se e kishte gjetur Atë për të Cilin kishin lajmëruar Ligji dhe profetët: Jisuin e Nazaretit. Nathanaili u çudit dhe tha: “A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?”. Por, megjithatë, shkoi për ta takuar Krishtin.

Zoti, kur e pa, tha: “Ja një izraelit i vërtetë, tek i cili nuk ka gënjeshtër”. Zoti i zbuloi, se e kishte parë të ulur nën një fik para se Filipi ta takonte. Nathanaili kuptoi se ky njeri zotëronte njohjen e çdo gjëje dhe thirri: “Rabi, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!” (Jn. 1:45-50).


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 3807. Kategoria e vjetër: Shenjtorët e ditës