EmailFacebookKontakt
Lajme

Temat e konkursit për degët Ekonomike: Kuadër Menaxher dhe Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara

01/01/2007

Kuadër Menaxher dhe Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara

Matematikë

1 . Njohuri me bashkësitë, ekuacionet, mosbarazimet dhe inekuacionet

Kuptimi i bashkësisë, prerja dhe bashkimi i tyre. Ekuacioni i fuqisë së parë me një ndryshore. Sisteme ekuacionesh të fuqisë së parë me dy ndryshore. Mosbarazime numerike, veti të tyre. Inekuacioni, shndërrime të njëvlershme të inekuacioneve.

Studimi i shenjës së binomit të gradës së parë, zgjidhja e inekuacioneve të fuqisë së parë me një ndryshore. Vlera absolute e një numri, vetitë dhe interpretimi gjeometrik. Mosbarazime të shkallës së parë e të dytë, që përmbajnë vlerën absolute. Inekuacione me një ndryshore në formë prodhimi dhe herësi.

Trinomi i fuqisë, studimi i shenjës së trinomit të fuqisë së dytë. Inekuacione të fuqisë së dytë më një ndryshore.

2 . Njohuri për funksionet eksponenciale, logaritmik, trigonometrike dhe progresionet

Fuqitë dhe vetitë. Fuqitë me eksponentë numra të plotë dhe racionalë. Faktorizime me shprehje që përmbajnë fuqi. Ekuacione të një variabli që përmbajnë fuqi racionale.

Funksioni eksponencial, grafiku dhe vetitë e tij. Funksioni logaritmik, grafiku dhe vetitë e tij. Vetitë e logaritmeve. Funksionet trigonometrike dhe grafikët e tyre. Formulat kryesore të trigonometrisë.

Progresioni arithmetik dhe progresioni gjeometrik, formulat për kufizën e përgjithshme dhe për shumën e n kufizave të tyre. Shuma e kufizave të një progresioni gjeometrik zbritës të pafundmë.

3. Njohuri të analizës matematike

Bashkësia e numrave realë. Intervali, segmenti. Funksionet realë të ndryshores reale. Gjetja e bashkësisë së përcaktimit të funksionit, grafiku i funksionit. Funksionet elementare themelorë dhe grafikët e tyre. Monotonia kufizueshmëria dhe cilësitë e funksionit. Funksioni i anasjelltë. Ndërtimi i grafikut të funksioneve –f, If I, f(x), f(x-m), f(x)+b duke u nisur nga grafiku i funksionit f. Vlerësimi i vetive të funksionit me anë të grafikut të tij. Limiti i një funksioni në një pikë. Limiti i funksionit kur x→ ∞. Asimtota horizontale. Vetitë e funksioneve që kanë limit. Funksionet pambarimisht të vogla dhe vetitë e tyre. Limitet e njëanshme. Asimptotat vertikale. Trajtat e pacaktuara.

Vazhdueshmëria e funksionit në një pikë. Veprimet me funksionet e vazhdueshme. Vazhdueshmëria e funksioneve elementare. Vetitë e funksioneve të vazhdueshme në segment. Përkufizimi i derivatit të funksionit në një pikë. Vazhdueshmëria e funksioneve që kanë derivate. Derivati si shpejtësi e ndryshimit të funksionit.

Rregullat e derivimit dhe derivatët e disa funksioneve elementare. Tangjentja në një pikë të vijës. Funksionet monotone. Teoremat për kushtin e mjaftueshëm të funksioneve monotonë. Ekstremumet e funksionit, kushte të mjaftueshme ekzistencën e ekstremumeve. Zbatimi. Vlera më e madhe dhe më e vogël e funksionit. Përkulshmëria e vijës pikat e infleksionit. Shqyrtimi i variacionit të funksionit dhe ndërtimi i grafikut të tij. Integrali i pacaktuar. Metoda e zëvendësimit, integrimi me pjese. Llogaritja e syprinave të figurave plane.

4 . Njohuritë e algjebrës vektoriale

Sistemi i kordianatave në drejtëz dhe në plan. Ekuacioni i drejtëzës në plan. Ekuacioni i drejtëzës që kalon nga një pikë e dhënë paralele ose pingule me një drejtëz të dhënë. Ekuacioni i drejtëzës që kalon nëpër dy pika të dhëna. Koeficienti këndor i drejtëzës, kushti i paralelizmit të dy drejtëzave. Largësia e pikës nga drejtëza. Këndi i dy drejtëzave. Kushti i pingultisë së dy drejtëzave. Sistemet e ekuacioneve e të inekuacioneve të shkallës së parë të zgjidhura në mënyrë gjeometrike.

5. Elementë të njehsimit Prodhimi Kartezian i dy bashkësive dhe numri i elementëve të tij

Përkëmbimet me k elementë nga një bashkësi e fundme. Dispozicionet dhe kombinacionet. Veti të koeficientëve binominalë. Formula e binomit të Njutonit .

Ekonomi

1. Objekti i shkencës së ekonomisë dhe problemi kryesor ekonomik. Mekanizmi i funksionimit të ekonomisë së tregut. Shtylla kryesore ku mbështetet ai.

2. Kërkesa, kurba e kërkesës dhe elasticiteti i saj. Ligji i kërkesës.

3. Oferta, kurba e ofertës dhe elasticiteti i saj. Ligji i ofertës.

4. Ekuilibri i tregut. Kontrolli i çmimeve dhe forcat e tregut.

5. Biznesi dhe format e organizimit të tij. Përparësitë e biznesit të vogël.

6. Burimet e financimit të biznesit, kontabiliteti i biznesit.

7. Prodhimi dhe kosto. Kategoritë e kostos. Kostoja oportune

8. Si konkurrojnë firmat. Konkurrenca e plotë dhe monopoli, karakteristikat kryesore të tyre.

Fitimi objektivi kryesor i firmës. Fitimi ekonomik dhe fitimi kontabël.

9. Struktura e tregut, konceptet e marketingut dhe funksionet kryesore të tij.

10. Roli i Qeverisë në ekonominë e tregut. Sistemi i taksave, llojet qëllimi dhe efektet e taksimit.

11. Paraja dhe funksionet e saj. Sistemi bankar dhe funksionet e bankës së Shqipërisë.

12. Konceptet e Inflacionit, shkaqet dhe pasojat e tij.

13. Papunësia, mënyrat e matjes dhe llojet e papunësisë.

14. Kuptimi i ciklit të biznesit, fazat e tij dhe karakteristikat kryesore të fazave të biznesit.

15. Politika fiskale dhe instrumentet e saj. Politika monetare. Instrumentet e Bankës së Shqipërisë për zbatimin e politikes monetare.

Do të përdoren tekstet e profilit shkencor


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/viti07/degekonomik.htm