EmailFacebookKontakt
Lajme

Telegram ngushëllimi për ndërrimin e jetës së z. Ibrahim Rugova

24/01/2006
Telegram ngushëllimi për ndërrimin e jetës së z. Ibrahim Rugova

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kryepiskopata e Hirshme

Rruga e Kavajës Nr. 151, Tiranë.

Tel 04-234 117, Fax 232 109

Z. Bajram Kosumi

Kryeministër i Kosovës

Me hidhërim të madh mësuam lajmin e ndarjes nga ne të Presidentit të Kosovës, Z. Ibrahim Rugova. Ai ishte një personalitet historik i paqes, maturisë, dialogut dhe mirëkuptimit. Mungesa e tij në një kohë kaq të rëndësishme për Kosovën është me të vërtetë një humbje e madhe.

Shpresojmë se vepra e tij do ta frymëzojë pasardhësin e tij që të punojë me përgjegjësi, kurajë dhe urtësi, për ta udhëhequr popullin e dashur të Kosovës me të njëjtën frymë drejt stabilitetit, paqes dhe begatisë.

Ju lutemi t’i shprehni gjithashtu familjes së tij ngushëllimet e mia të sinqerta. Perëndia i dhëntë shpirtit të tij paqe.

I përjetshëm kujtimi!

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

+Anastasi

Tiranë 24.1.2006


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/telrugova.htm