
– Ndihmë e Kryepiskopit Anastas për zonën e dëmtuar nga shpërthimi –
Pas shpërthimit në depot e Gërdecit, e gjithë zona rrotull pati dëmtime të rënda, si në objektet private edhe në ato publike. Një nga objektet e prekura ishte edhe kopshti i fshatit Muçaj, i cili edhe më përpara nuk kishte kushte të përshtatshme për këtë lloj veprimtarie edukuese me moshat e vogla. Në kuadrin e ndihmës që Kisha jonë dha që në çastet e para të fatkeqësisë, ishte edhe interesi i Kryepiskopit Anastas për të ndihmuar në rivënien në punë të institucioneve arsimore të zonës.
Kështu, me një fond rreth 3.2 milionë lekë të dhëna nga Fortlumturia e Tij, u bë i mundur projektimi dhe realizimi i rikonstruksionit të kopshtit të Muçajt.
Praktikisht çdo gjë u bë nga e para, ku mbetën vetëm muret ekzistuese.
U bë suvatimi i plotë i jashtëm dhe i brendshëm, u bë izolimi dhe shtrimi me pllaka, çati e re, dyer dhe dritare të reja, instalimet elektrike dhe ndriçimi, instalime plotësisht të reja hidraulike dhe hidrosanitare, u bënë rregullime të territorit, u vendosën kangjella etj.
Thoma Dhima
Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/kopshtigerdeci.htm