EmailFacebookKontakt
Lajme

Korçë — Festohet e kremtja e Theofanisë

06/01/2007
Korçë — Festohet e kremtja e Theofanisë

Korçë – Fes to het e kremtja e Theofanis ë

Kremtimet e shumta u finalizuan me festën e Theofanisë, ku mijëra qytetarë morën pjesë në festimet e kësaj dite, në këtë ditë kur gjithë natyra shenjtërohet me Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht prej Shën Joanit në Jordan.

Korçë — Festohet e kremtja e Theofanisë

Hirësia e Tij Imzot Joani theksoi rëndësinë e kësaj dite si dita e shfaqjes së Perëndisë Triadik prej së larti, si edhe hapjen e rrugës për të gjithë drejt shpëtimit. Më pas në sheshin para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, u hodh kryqi, ku disa të rinj, pavarësisht nga ujërat e ftohta, u hodhën për të marrë kryqin dhe bekimin që buron prej Zotit të pagëzuar.

Ky ishte udhëtimi nga Betlehemi në Jordan në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës. Me shpresën se ky udhëtim do të jetë një udhëtim real për të gjithë ne besimtarët orthodhoksë në Korçë.


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/viti07/ujibekko06.htm