EmailFacebookKontakt
Lajme

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperisë jep 5 tonë ndihma për të dëmtuarit nga përmbytjet. (11 Janar 2010)

19/03/2013
    Duke iu përgjigjur situatës dramatike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhuroi sot, më 11 janar 2010, 5 tonë ndihma.

    Ato përmbajnë ushqime, veshmbathje, shtresa etj.
    Dorëzimi i tyre u bë në magazinat e krijuara nga Shtabi i Emergjencës në Shkollën e Mesme Industriale, në prani të nënkryetarit të Bashkisë, përfaqësuesve të Prefekturës etj.

    Ata e konsideruan ndihmën shumë të nevojshme dhe një shembull që duhet ndjekur, sepse emergjenca ka sjellë nevoja të mëdha dhe do zgjasë në kohë.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë