
1 500 fëmijë marrin dhurata me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në këto ditë festash, iu ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve në nevojë për të plotësuar disa nga nevojat e tyre, pa dallim race e besimi. Kjo ndihmë, në vlera të konsiderueshme financiare, është dhënë nëpërmjet institucioneve dhe departamenteve të ndryshme që Kisha ka ngritur gjatë këtyre viteve.

Edhe zyra Diakonia Agapes – zyra sociale, zhvilluese dhe emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë – realizoi për të katërtin vit radhazi projektin “Dikush mendon për Ju”. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Kisha Orthodhokse e Amerikës dhe konsiston në përgatitjen dhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në nevojë në Shqipëri.
Qëllimi i këtij projekti është: “Një dhuratë simbolike për fëmijët në nevojë për ti inkurajuar ata dhe për ti dhënë mesazhin se dikush mendon për ta” në prag të festave të fund vitit.

Grupe fëmijësh në nevojë janë identifikuar nga zyra Diakonia Agapes të cilët janë përfituesit e kësaj dhuratë simbolike.
Çdo fëmijë përfiton një lodër dhe një pako me ëmbëlsira. Këto pako këtë vit u përgatitën edhe me ndihmën e një grupi vullnetarësh nga studentët orthodhoks të Qytetit Studenti, e cila ishte një eksperiencë pozitive për të rinjtë.
Ky projekt u realizua gjatë periudhës 1-30 Dhjetor, 2006 dhe këtë fund viti zyra Diakonia Agapes e ofroi këtë dhuratë simbolike për rreth 1, 500 fëmijë si rezultat i rritjes së kontributit financiar edhe nga shoqata të tjera si “BESA – Miqtë e Shqipërisë” dhe kontributit individual të personave të tjerë brenda Shqipërisë.

Stafi i zyrës Diakonia Agapes është prezent në shpërndarje të ndryshme. Synimi i zyrës Diakonia Agapes për vitin 2007 është që të rrisë numrin e përfituesve të këtij projekti duke synuar sigurimin e fondeve brenda Shqipërisë.
Disa nga institucionet dhe organizatat përfituese për vitin 2006 jepen më poshtë:
Institucionet
Përfitues
Romani Baxt – Tiranë
Mitropolia Korçë
Njomëzakët – Elbasan
Delfinët e vegjël – Durrës
Burrel
Fëmijët e botës – Tiranë
Shkolla Speciale – Durrës
Grupi i Grave Orthodhokse – Tiranë
Qendra e Zhvillimit “Pëllumbat”
Përkujdesjet Ditore
Shtëpia e Shpresës – Durrës
Shtëpia e fëmijës – Shkozet
Dreka e të varfërve – Tiranë
Gruaja në mbrojtje të fëmijëve
Shoqata e trevës së vakëfeve
Bashkia Tiranë
Qendra “Thavor” – Tiranë
Të gjithë ata persona të cilët mund të jenë të interesuar për informacione të mëtejshme për këtë projekt mund të na kontraktojnë në adresën e mëposhtme:
Diakonia Agapes
Kutia Postare 1545
Tel: ++ 355 4 25 63 65
Fax: ++ 355 4 23 05 64
E-mail: daoffice@diakoniagapes.org
Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/christmas06/pako06.htm