EmailFacebookKontakt
Lajme

Fëmijët e Tiranës me Kolendrat

24/12/2006
Fëmijët e Tiranës me Kolendrat

Edhe këtë vit fëmijët e kryeqytetit u mblodhën së bashku dhe shkuan në disa familje besimtarësh tiranase për t’iu lajmëruar atyre ardhjen e festës së Krishtlindjes, nëpërmjet kolendrave (këngëve tradicionale) dhe vizitave të tyre ngazëlluese.

Ata duke trokitur në çdo derë, këndonin këngët tradicionale dhe të reja krishtlindjesh, ku me zërin e tyre të ëmbël dhe melodioz ndanë me familjet tiranase gëzimin e kësaj feste. Ata vizituan 35 familje, Mensën e Kishës sonë për të varfrit si edhe Kryepiskopatën.

Fëmijët e Tiranës me Kolendrat

Mbresëlënëse ishte dhe vizita e tyre në radion “Ngjalla” ku drejtpërsëdrejti në valët 88.5 MHz ata lajmëruan të gjithë dëgjuesit për ardhjen e festës së Krishtlindjes.

Në një intervistë të shkurtër, fëmijët shprehën gëzimin dhe kënaqësinë që kishin ndjerë nga mikpritja e besimtarëve. Në fund të emisionit fëmijët u larguan duke dhënë urimin e tyre për të gjithë njerëzit: “Krishti lindi! Lavdërojeni Atë!”

Fëmijët e Tiranës me Kolendrat

Në fund të vizitave të ardhurat që fëmijët mblodhën nga besimtarët vendosën që t’ua shpërndanin të varfërve”.

Gabriela Bezhani


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/christmas06/kolendrat06.htm