
Kisha Orthodhokse
Në javën e parë të Kreshmës së Madhe, Kisha Orthodhokse kremton triumfin e Orthodhoksisë. Në këtë të kremte, qindra besimtarë kryeqytetas morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u mbajt në kishën “Ungjillëzimi” në Tiranë, e kryesuar nga Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas. Mes shumë besimtarëve merrnin pjesë edhe shumë fëmijë e të rinj, të cilët ishin mbledhur këto ditë në Tiranë për një aktivitet të përbashkët rinor.

E Diela e fitores së Orthodhoksisë simbolizohet me triumfin e ikonave. Ishin fëmijët, ata që në litaninë rreth Kishës mbanin ikonat dhe së bashku me klerikët dhe besimtarët luteshin e psalnin, duke adhuruar Perëndinë.
Kisha e formuloi besimin e saj nëpërmjet sinodeve të etërve, sepse ishte shprehja më unike e besimit. Kisha ruan zbulesën e Perëndisë. Kisha është e vërteta e Zotit, kollona e kësaj të vërtete.

Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year2012/orthodhoksia.htm