EmailFacebookKontakt
Lajme

Nisën veprimtaritë te Qendra Studentore

01/10/2011
Nisën veprimtaritë te Qendra Studentore

Kisha Orthodhokse

Bashkë me nisjen e vitit të ri akademik 2011-2012, filloi veprimtaritë edhe Qendra Studentore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Çdo ditë kjo qendër është në shërbim të studentëve të Tiranës, për të cilët ofrohen materiale shpirtërore dhe sociale, mësime pagëzimi, sallë studimi me bibliotekë të pasur, sallë kompjuteri, filma dhe shumë veprimtari të tjera shpirtërore dhe edukative.

Nisën veprimtaritë te Qendra Studentore

Aktivitetet nisin të martën me bisedën shpirtërore, ku klerikë ose teologë mbajnë referate me tematika të ndryshme, që studentët të mësojnë të jetojnë çdo ditë sipas porosive të Krijuesit. Gjatë ditëve të tjera kryhen shërbesa lutjeje, punime artizanale, trajnime dhe mësim i gjuhëve të huaja. Gjithashtu, një mundësi e mirë për të shkëmbyer lajmërime dhe mesazhe shpirtërore është edhe faqja e re e Facebook-ut “Studentët Orthodhoksë”.

Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë paraqiten aktivitetet javore dhe periodike të Qendrës.

Nisën veprimtaritë te Qendra Studentore

Aktivitete javore

Çdo të martë, ora 17:00 – Trajnime, punime artizanale, shërbesa të ndryshme etj.

Çdo të mërkurë, ora 17:00 – Përmirësojmë gjuhën angleze.

Nisën veprimtaritë te Qendra Studentore

Çdo të enjte, ora 17:00 – Referate të ndryshme.

Aktivitete periodike

Disa të shtuna gjatë vitit , ora 8:00

– Liturgji Hyjnore,

aktivitete sportive

punime artizanale.

Aktivitete vjetore

Workshope (punë në grup) – programe njëditore për rritje kapacitetesh dhe forcim komuniteti.

Trajnime me tema të ndryshme sociale

Pelegrinazhe dhe Shërbim – Njohim, kulturën dhe historinë e vendin tonë dhe ofrojmë shërbime në vendet që vizitojmë.

Takime Studentore – programe njëditore me veprimtari të ndryshme


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year2011/qs.htm